Mesazhi prekës i LeBron James, pas vdekjes së Bryant: Jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua

  • 28 January 2020 - 08:37
Mesazhi prekës i LeBron James, pas vdekjes së Bryant: Jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua

LeBron James ka thënë se ai është me zemër të thyer pas vdekjes së Kobe Bryant dhe ka premtuar se do ta vazhdojë trashëgiminë e legjendës tashmë të ndjerë të basketbollit.

Kobe Byrant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën të dielën, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua mbi lagjen Kalabasas në Los Angeles të Kalifornisë.

Ylli i LA Lakers, James e kaloi Bryantin për t’u bërë koshashënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA të shtunën.

James gjithashtu kishte luajtur përkrah Bryantit në Lojërat Olimpike 2008 dhe 2012, duke i ndihmuar Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i fitojë dy medalje të arta.

“Unë jam i ulur këtu duke tentuar ta shkruaj këtë mesazh, por sa herë që ulem dhe tentoj, filloj të qaj vetëm duke menduar për ty, për mbesën time Gigin dhe për shoqërinë/lidhjen/vëllazërinë që ne e kishim”, shkroi LeBron.

james nba bryanti

“Unë ta dëgjova zërin të dielën në mëngjes para se të largohesha nga Philly për t’u kthyer në LA. Nuk mendova asnjëherë se ajo do të ishte biseda e fundit që ne të dy do ta kishim. Jam me zemër të thyer dhe i dëshpëruar vëllai im”.

“Të premtoj se do ta vazhdoj trashëgiminë tënde! Ti ke domëthenie kaq të madhe për të gjithë ne këtu. Të lutem jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua! Unë këtu e kam SHBA-në! Dua të them kaq shumë, por thjesht nuk mundem tani sepse s’mund ta përballoj! Derisa të takohemi sërish vëllla!!”

Dyshja nuk kishte luajtur kurrë bashkë në NBA, mirëpo James iu bashkua Lakers dy vjet pas pensionimit të Bryant. Postimi i fundit i Bryant në Twitter, para se të ndërronte jetë, ishte një mesazh për LeBronin, ku shkruhej: “Po vazhdon ta çosh këtë lojë përpara Mbreti James. Kam shumë respekt për ty, vëlla”

(Kosova Sot Online )