Pamje të frikshme/ Vetëm një mrekulli e shpëtoi nga vdekja kampionin e botës në Rrally

  • 28 janar 2020 - 10:58
Pamje të frikshme/ Vetëm një mrekulli e shpëtoi nga vdekja kampionin e botës në Rrally

Piloti së bashku me ndihmësin e tij Martin Jarveoja  po përballonin etapën e parë të kampionatit të botës, çmimin e madh të Monte Karlos, kur në një kthesë makina  e tij Hyundai i20, me të cilën në fakt po debuton pas triumfit e vitit të kaluar me Toyota, doli jashtë rruge.

Pamjet janë vërtetë të frikshme, sepse automjeti duket sikur bie në humnerë, por fatmirësisht poshtë ndodhej një rrugë tjetër ku mjeti u përplas me rreth 120 kilometra në orë.

Makinat rally janë të pajisura me elementët e sigurisë më të lartë, gjë që mundësoi shpëtimin e dy pilotëve, që dolën nga mjeti i shkatërruar pa dëmtime serioze, të gatshëm ndoshta edhe për garën e radhës.

(Kosova Sot Online)