Houston fiton edhe pa yjet, Bulls mposhtin Spurs

  • 28 January 2020 - 14:03
Houston fiton edhe pa yjet, Bulls mposhtin Spurs

NBA nuk ndalet edhe 24 orë nga tragjedia e vdekjes së Kobe Bryant, duke zhvilluar sot ndeshjet e radhës. Natyrisht që sfidat emocionuese nuk mungojnë edhe pse të gjithë luajnë me lot në sy dhe fansat brohorasin emrin e Kobe Bryant.

Sfida më interesante e ditës së sotme ishte ajo mes Houston dhe Utah Jazz, me teksanët që fituan 126-117, një përballje mes dy ekipesh kryesuese në Perëndim. Mitchell e Bogdanovic realizuan 66 pikë për Jazz, por që s’mjaftuan.

Ai që shkëlqeu në këtë mbrëmje ishte Eric Gordon, autor i 50 pikëve, ndërkohë që nuk u aktivizuan Harden e Westbrook. Fitore në sekondat e fundit korri Chicago, që mundi 110-109 San Antonio (LaVine 23 pikë), ndërsa Dallas mundi 107-97 Oklahoma (Doncic 29 pikë e 11 rebound), shkruan Telesport.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Cleveland, 100-115

Miami – Orlando, 113-92

Chicago – San Antonio, 110-109

Minnesota – Sacramento, 129-133

Oklahoma – Dallas, 97-107

Utah Jazz – Houston, 117-126

(Kosova Sot Online)