Zidane: Real Madridi dëshiron ta shkruajë historinë në Kupën e Mbretit

  • 28 January 2020 - 15:22
Zidane: Real Madridi dëshiron ta shkruajë historinë në Kupën e Mbretit

Fitorja kundër Unionistas bëri që Real Madridi të kalojë në rundin e radhës të Kupës së Mbretit, përderisa klubi po lufton ende për sukses në tri fronte. Megjithatë, Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta shkruajë historinë pikërisht në Kupën e Mbretit.

Shorti ka bërë që Real Madridi të përballet me Real Zaragozën në rundin e radhës të Kupës së Mbretit. Real Madridi ndihet optimist për këtë ndeshje për shkak të formës së mirë që e ka pasur skuadra së fundi.

Megjithatë, derbi vijues i Madridit në La Liga e thekson ndikimin negativ që mund ta ketë ndonjë lëndim tjetër në skuadrën e Zidane.

 “Ne duam ta shkruajmë historinë në Kupën e Mbretit. Nuk mendoj se nga mungon motivi. Ne duhet ta shohim që klubi e ka fituar këtë turne 13 herë dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Zidane.

“Ne e respektojmë çdo garë në të cilën jemi dhe mendoj se jemi shumë të motivuar për këto ndeshje”.

Eden Hazard është ende duke u shëruar nga lëndimi i tij dhe pritet të kthehet në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt këtë sezon.

“Hazardi ka filluar të punojë në fushën e lojës sërish, mirëpo jo ende me skuadrën. Ne do ta shohim këtë javë se si po e menaxhon ai procesin e tij rikuperues”, shtoi Zidane.

(Kosova Sot Online)