Burnley i ofron 28 milionë euro për Muriqin

  • 28 January 2020 - 15:42
Burnley i ofron 28 milionë euro për Muriqin

Burnley ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit kosovar, për të cilin i ofron 28 milionë euro. Muriqin e duan edhe dy klubet tjera angleze, Tottenhami e Manchester Unitedi.

Burnley e ka bërë një ofertë prej 28 milionë eurosh për Vedat Muriqin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, “Milliyet”.

Megjithatë, duket se Fenerbahçe nuk është e interesuar ta shesë sulmuesin kosovar në afatin kalimtar të janarit pasi po e synon titullin e kampionit në Turqi.

Burnley do t’i rivalizojë Tottenhamin e Manchester Unitedin në garë për përfaqësuesin kosovar.

Muriqi po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes, me të cilën i ka realizuar 13 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Muriqi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Fenerbahçe deri në verën që vjen, ndërsa më pas mund të transferohet në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)