Mane do të mungojë edhe në dy ndeshje të tjera për Liverpoolin

  • 28 January 2020 - 15:46
Mane do të mungojë edhe në dy ndeshje të tjera për Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar se Sadio Mane do të mundojë në dy ndeshjet e radhës të Liverpoolit – kundër West Hamit dhe Southamptonit – për shkak të një “çarje të vogël muskulore”.

“The Reds” e humbën sulmuesin senegalez për dy ndeshjet e ardhshme gjatë fitores me rezultat 2:1 kundër Wolves, kur ai u detyrua të largohet nga fusha e lojës në Molineaux, duke nxitur kështu dyshime për gjendjen e tij.

Liverpooli reagoi shpejt për t’i ulur shqetësimet e tifozëve se lëndimi ishte shumë serioz, përderisa Klopp kishte sugjeruar pas ndeshjes se Mane vetëm e kishte ndrydhur kyçin e këmbës dhe se lëndimi ishte i lehtë.

Megjithatë, tani po rezulton se lëndimi i Manes është pak më serioz sesa aq. Kloppi do të tentojë të mos e përshpejtojë procesin e tij të shërimit, pasi që tani po afrohet pushimi dimëror dhe futbollisti do të ketë kohë pastaj të shërohet plotësisht.

Klopp nuk pret ta ketë Manen në dispozicion për ndonjë ndeshje deri në takimin me Norwichin më 15 shkurt.

Kjo do të thotë se 27-vjeçari , i cili ka kontribuar për Liverpoolin me 15 gola këtë sezon, do të mungojë në ndeshjet e radhës kundër “Çekanëve” dhe “Engjëjve”.

“Sadio nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen kundër West Hamit dhe me gjasë as kundër Southamptonit. Pas kësaj, ai do të kthehet për t’u stërvitur”, ka thënë Klopp.

“Ai e ka një çarje të lehtë muskulore, që është mjaftueshëm serioze. Megjithatë ne patëm fat pasi që nuk është edhe shumë serioze”.

(Kosova Sot Online)