Gundogan ia hap dyert kampionatit amerikan

  • 28 January 2020 - 17:50
Gundogan ia hap dyert kampionatit amerikan

Mesfushori turk me pasaportë gjermane mund t’i kalojë vitet e fundit të karrierës në ligën amerikane – MLS

Ilkay Gundogan nuk ia ka mbyllur dyert kampionatit amerikan të futbollit – MLS.

Mirëpo, mesfushori turk me pasaportë gjermane ka thënë se për momentin nuk ka arsye të largohet nga Manchester City.

Përfaqësuesi gjerman e kishte vazhduar kontratën me “Citizens” vitin e kaluar.

Kjo kontratë e ka lidhur atë me klubin nga “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2023.

29 vjeçari megjithatë po mendon për të ardhmen dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gundogan ka qenë i dobishëm për ekipin e Pep Guardiolës në vitet e fundit, sa herë që i është dhënë rasti. 


(Kosova Sot Online)