Barcelona në bisedime për Rodrigon, e konfirmon trajneri i Valencias

  • 28 January 2020 - 19:47
Barcelona në bisedime për Rodrigon, e konfirmon trajneri i Valencias

Trajneri i Valencias, Albert Celades, e ka pranuar se bisedimet për transferimin e sulmuesit Rodrigo Moreno në Barcelonë kanë nisur.

Rodrigo u rikthye nga lëndimi të shtunën në fitoren e Valencias 2:0 kundër Barçës në Mestalla.

Përfaqësuesi i Spanjës mungoi në stërvitjen e së hënës me Valencias për shkak të një kontrolle në gju në Barcelonë, duke rritur besimin se do t’i bashkohet kampionit spanjoll.

Sot në mëngjes, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, konfirmoi se klubi është i interesuar në 28-vjeçarin dhe këmbënguli se Luis Suarezi i lënduar do të zëvendësohet me një sulmues të ri.

Dhe tani, edhe trajneri i Valencias Celades konfirmoi se Barça është e interesuar për Rodrigo.

“Rodrigo është lojtar i cili e bën dallimin, prandaj Barcelona e dëshiron”, tha Celades.

“Negociatat janë hapur dhe nuk do të fshihemi. Kam folur me Rodrigon. Por bisedën private nuk mund ta bëj publike”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)