Milani e mund Torinon në shtesë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

  • 28 January 2020 - 23:36
Milani e mund Torinon në shtesë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Milani e ka mundur Torinon 4:2 në një ndeshje drithëruese në kohën shtesë, duke e arritur gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku e pret Juventusi.

Hakan Calhanoglu dy herë, Giacomo Bonaventura dhe Zlatan Ibrahimovic nga një herë shënuan për fitoren e Milanit të martën në takimin çerekfinal në San Siro.

(Kosova Sot Online)