Vazhdojnë nderimet për Kobe Bryant në ndeshjet e NBA, Bucks mposhtin Wizards

  • 29 January 2020 - 12:08
Vazhdojnë nderimet për Kobe Bryant në ndeshjet e NBA, Bucks mposhtin Wizards

Me përjashtim të ndeshjes Lakers-Clippers, e shtyrë për shkak të vdekjes së legjendës Kobe Bryant, të gjitha takimet e tjera në NBA janë luajtur sot normalisht.

Skuadra e Milwaukee, krysuese e renditjes në Konferencën e Lindjes, fitoi 151-131 ndaj Washington, në një ndeshje spektakolare. Ndeshje e mirë e Middleton, që realizoi 51 pikë, ndërsa Bledsoe e mbylli me 36 pikë e 10 rebound. Mirë u paraqit edhe Beal për miqtë, me 47 pikë, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Philadelphia fitoi 115-104 ndaj Golden State, sfidë e dominjar nga vendasit. Në këtë takim, ylli i NBA-së, Joel Embiid luajti me fanellën nr.24 në nder të Kobe Bryant, duke realizuar edhe 24 pikë, më i miri në fushë.

Fiton edhe ekipi kampion i Toronto, që mundi 130-114 Atlanta, sfidë ku diferencën për kanadezët e bënë Siakam e Ibaka, me nga 24 pikë secili. Surprizë humbja e Denver, që u mund 104-96 nga Memphis (Brooks 24 pikë), duke humbur disi kontakt me kreun në Perëndim, shkruan Telesport.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 97-92

Philadelphia – Golden State, 115-104

Cleveland – New Orleans, 111-125

Toronto – Atlanta, 130-114

Memphis – Denver, 104-96

Miami – Boston, 101-109

Milwaukee – Washington, 151-131

Dallas – Phoenix, 104-133

Lakers – Clippers, e shtyrë

(Kosova Sot Online)