Kameni propozon zgjidhje të re ndaj thirrjeve raciste në stadiume

  • 29 January 2020 - 12:44
Kameni propozon zgjidhje të re ndaj thirrjeve raciste në stadiume

Carlos Kameni beson se ndeshjet duhet të ndalen nëse ka abuzim në baza racore nga tribunat e stadiumit, por pastaj të largohen nga stadiumi vetëm ata të cilët kanë bërë thirrje raciste para se të rinisë loja.

Ish-portieri i Espanyolit dhe Malagas, Carlos Kameni, ishte duke folur për Radio Marcan, pasi Inaki Williams u bë viktimë e thirrjeve racistë në stadiumin RCDE të shtunën.

“Ishte shumë e shëmtuar ajo që i ndodhi Inaki Williamsit”, tha ai.

“Ky nuk është identiteti i tifozëve të Espanyolit, ata e kanë dëmtuar imazhin e klubit të vet”.

“Ne duhet t’i largojmë racistët nga stadiumi dhe pastaj të vazhdojmë të luajmë.

“Unë do t’i ndalja ndeshjet e jo t’i suspendoja ato. Nëse i suspendojmë, atëherë racistët fitojnë, ndërsa adhuruesit e vërtetë të këtij sporti humbasin”.

“Policia duhet të vijë pasi të ndalet ndeshja dhe t’i largojë ata nga stadiumi”.

“Ne jemi përmirësuar në tentimet për ta luftuar racizmin, por as tani nuk po bëjmë mjaftueshëm. Gjërat do të ndryshojnë kur njerëzit që i bëjnë ato ofendime të largohen nga stadiumet”.

(Kosova Sot Online)