Zbulohen planet që Bryant i kishte nisur për të ardhmen e Gigit disa ditë para vdekjes tragjike

  • 29 January 2020 - 14:43
Zbulohen planet që Bryant i kishte nisur për të ardhmen e Gigit disa ditë para vdekjes tragjike

Kobe Bryant kishte bërë plane të mëdha për vajzën e tij të dytë, Giannan, vetëm disa ditë para vdekjes tragjike.

Disa ditë para se Kobe dhe Gianna, e njohur me nokfën Gigi, të vdisnin nga aksidenti me helikopter, ish-ylli i Los Angeles kishte aplikuar për ta regjistruar nofkën e saj në basketboll, “Mambacita”, si markë dalluese (trademark).

Ky aplikim, sipas TMZ Sports, ishte pjesë e planeve të mëdha të Kobe-t për të ardhmen e Giannas, e cila pritej të luante në të ardhmen në konkurrencën e vajzave në NBA, ËNBA.

Më 30 dhjetor, Kobe i dorëzoi dokumentit për ta regjistruar si markë emrin “Mambacita”. Ky emër është i lidhur me vetë nofkën e famshme të Kobe-t në NBA, Black Mamba. Ai gjithashtu shihet si dëshmi e talentit të Gigit në basketboll.

Sipas TMZ, dokumentet për regjistrimin e markës tregonin plane për përdorimin e këtij emri në disa veshje të ndryshme sportive, si xhemperë, pantallona të shkurta, bluza me mëngë të shkurta, kapele dhe fanella.

Kobe Bryant fillimisht e kishte quajtur vajzën e tij Mambacita në rrjetet sociale. Në një postim nga nëntori, Kobe e kishte shpërndarë një video ku Gianna shihej duke luajtur kundër një bashkëlojtares së saj, Alyssa Altobelli.

Në përshkrimin e videos, Kkobe e kishte lavdëruar Giannan për mënyrën se si e kishte bërë atë lëvizje që identifikohej shpeshherë me Koben në NBA. Ai gjithashtu e komplimentoi edhe Alyssan për mbrojtjen e saj. Alyssa dhe prindërit e saj, Keri dhe John Altobelli, gjithashtu vdiqën nga rrëzimi i helikopterit.

Kobe dhe Gianna kishin qenë në rrugën drejt një ndeshjeje basketbolli kur helikopteri i tyre u rrëzua në Los Angeles. Gjithsej nëntë persona ishin në atë helikopter kur u rrëzua dhe asnjëri s’arriti të mbijetojë. 

(Kosova Sot Online)