Gjithçka e djegur dhe shkatërruar, ja çfarë ka mbetur nga helikopteri i Kobe Bryant

  • 29 January 2020 - 15:24
Gjithçka e djegur dhe shkatërruar, ja çfarë ka mbetur nga helikopteri i Kobe Bryant

Në orët e vonë të mbrëmjes së të mërkurës autoritetet arritët të nxirrnin nga mbetjet trupat e viktimave të aksidentit të rëndë me helikopter, ku gjetën vdekjen 7 persona, mes të cilëve legjenda e NBA, Kobe Bryant, dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna.

Mësohet së tashmë janë identifikuar 4 nga trupat, duke përfshirë edhe atë të 41-vjeçarit, vdekja e të cilit tronditi botën e sportit.

Helikopteri ishte në lartësi prej 700 metrash në momentin kur humbi komunikimin me kontrollin e trafikut ajror.

Fjalët e fundit të pilotit ishin se po ngjitej mbi retë për t’i shmangur ato. Biseda ishte regjistruar në orën 9:45 me orën lokale, ndërsa 2 minuta më pas erdhi edhe telefonata e parë në numrin e urgjencës.

Helikopteri i Kobe-t nuk kishte instrument paralajmërues për rrezikun e mundshëm (të tregonte praninë e një kodre përballë), pasi nuk ishte më i detyrueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një pengese ligjore.

Komunikimi i fundit mes pilotit dhe kontrollorëve të fluturimeve ajrore ndodhi kur helikopteri po fluturonte në kuotën 700 metra.

(Kosova Sot Online)