De Rossi maskohet dhe e përcjell derbin e kryeqytetit mes tifozëve

  • 29 January 2020 - 15:42
De Rossi maskohet dhe e përcjell derbin e kryeqytetit mes tifozëve

Legjenda e Romës, Daniele De Rossi, u maskua me ndihmën e një grimereje, në mënyrë që ta shikonte ndeshjen e Derby della Capitale kundër Lazios në mes të tifozëve në Curva Sud dhe ta xhironte përvojën e tij.

Ish-mesfushori e lajmëroi pensionimin e tij këtë muaj, pasi e kishte kaluar një jetë me fanellën e verdhekuqve e pastaj një periudhë të shkurtë në Argjentinë me Boca Juniors.

Pasi i dha fund karrierës si futbollist, ai vendosi ta sfidojë veten më një eksperiencë të re – si tifoz i rregullt i klubit të tij të dashur, Romës.

Natyrisht, për ta arritur ta përjetojë këtë përvojë, De Rossi pati nevojë të maskohet plotësisht, në mënyrë që tifozët të mos e vërenin që ai është De Rossi dhe ky i fundit të mundë ta shikonte ndeshjen rregullisht.

Bashkëshortja e De Rossit, Sarah Felberbaum, është aktore dhe, për këtë arsye, ajo ndikoi gjatë procesit të përgatitjeve.

“Ja çfarë ndodh kur bashkëshorti juaj vendos ta infiltrojë Curca Sudin për ta bërë ëndrrën e tij – ta shikojë derbin si tifoz – realitet! Ne e shpenzuam të gjithë pasditen duke e bërë këtë, disa orë duke u grimuar, duke i traumatizuar fëmijët, por ai ishte po aq i lumtur sa një fëmijë. Të dua”, tha Felberbaum.

Fituesi i Kupës së Botës e shikoi skuadrën e tij duke barazuar me rezultat 1:1 me Lazion, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 11 fitoreve radhazi të “Acquile” në Serie A.

(Kosova Sot Online)