Eriksen del me letër të hapur, pasi iu bashkua Interit

  • 29 January 2020 - 17:21
Eriksen del me letër të hapur, pasi iu bashkua Interit

Christian Eriksen u ka shkruar letër të hapur tifozëve të Tottenhamit, pak ditë pasi iu bashkua Interit, duke thënë se shpreson se do t’i takojë ata përsëri një ditë.

Mesfushori danez kaloi në Inter për 20 milionë euro këtë të marte, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me zikaltrit dhe duke u dhënë fund thashethemeve disa mujore për të ardhmen e tij, pasi kontrata me Tottenhamin po i mbaronte në verë.

Eriksen i kaloi gjashtë vjet e gjysmë në Londrën Veriore, duke i bërë 305 paraqitje, 69 gola dhe 89 asiste për Spurs.

“Të dashur tifozë të Tottenhamit, nuk e di nga t’ia filloj. Nuk pata kohë t’ju them lamtumirë të gjithëve, edhe pse ndiej se luajta shumë ndeshje gjatë të cilave tha dhe mendoi se unë do të largohesha të nesërmen”, shkroi Eriksen në Twitter.

“Kam shumë kujtime të jashtëzakonshme nga këto gjashtë vjet e gjysmë sa isha në Spurs. I shijoja stërvitjet çdo ditë dhe ndeshjet në stadium, por nganjëherë duhet të provosh diçka të re!”, shtoi ai.

“Prandaj, tifozë të Spurs, ka qenë kënaqësi të luaja për klubin tuaj dhe shpresoj se do të takohemi përsëri në të ardhmen! Gjithë të mirat, Christian.” 


(Kosova Sot Online)