Man United e kërkon ta bëjë të pamundurën ndaj Man City, për një vend në finale

  • 29 January 2020 - 19:53
Man United e kërkon ta bëjë të pamundurën ndaj Man City, për një vend në finale

Manchester United përballet me një betejë të madhe për ta arritur finalen në Carabao Cup në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Manchester City sonte në Etihad.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e humbi 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi ndaj djelmoshave të Pep Guardiolës, prandaj do t’i duhet të fitojë me rezultat të thellë për ta përmbysur rezultatin ndaj ndeshja e parë, në mënyrë që ta arrijë finalen në kupën e ligës.

City kishte udhëhequr 3:0 pas pjesës së parë në Old Trafford falë golave nga Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez, por e pranoi një gol në pjesën e dytë nga Marcus Rashford.

“Djajtë e kuq” tani duhet ta bëjnë një betejë jetësore për ta rrëzuar kampionin anglez.

Formacionet zyrtare të të dy ekipeve, për takimin që nis në orën 20:45.

(Kosova Sot Online)