Liverpool e mund West Hamin, rrit në 19 pikë epërsinë në krye të Premierligës

  • 29 January 2020 - 22:47
Liverpool e mund West Hamin, rrit në 19 pikë epërsinë në krye të Premierligës

Liverpooli e ka mundur lehtësisht 2:0 West Hamin, në një ndeshje të mbetur të Premierligës, duke e çuar në hiç më pak se 19 pikë epërsinë ndaj përcjellësit të parë në krye të renditjes tabelore.

Mohamed Salah dhe Alex Oxlade-Chamberlain shënuan golat e fitores së 15-të radhazi të skuadrës së Jurgen Kloppit të mërkurën në stadiumin olimpik në Londër.

Ky triumf nënkupton, po ashtu, se të kuqtë kanë një rekord të përkryer këtë sezon në Premierligë, 23 fitore, një barazim dhe asnjë humbje në 24 ndeshje.

Liverpooli tani grumbullon plot 70 pikë, nga 72 të mundshme në krye të renditjes tabelore, duke e lënë kampionin në fuqi, Manchester City, prapa me 51 pikë.

Në takimin, i cili është dashur të luhej në javën e 18-të por u shtyu për shkak të obligimeve të të kuqve, Mohamed Salah shënoi pas 35 minutave lojë, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Liverpooli e dominoi plotësisht skuadrën vendase dhe i dha goditjen përfundimtare në minutën e 52-të, kur Chamberlain realizoi për ta dyfishuar epërsinë.

West Hami mbetet në pozitën e 17-të me 23 pikë dhe do të vazhdojë luftën e vështirë për mbijetesë, ndërkohë që e pret Brightonin në fundjavë.

Liverpooli, ndërkohë, e pret Southamptonin të shtunën.

(Kosova Sot Online)