Guardiola tallet me Kloppin, pas fitores kundër Man Unitedit

  • 30 January 2020 - 08:18
Guardiola tallet me  Kloppin, pas fitores kundër Man Unitedit

Pep Guardiola e ka thumbuar Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin për vendimin e tyre për të mos luajtur në ndeshjen kthyese të rundit të katërt të FA Cup, pasi Manchester City e siguroi vendin në finale të Carabao Cup.

Manchester City do të përballet me Aston Villan në Wembley më 1 mars, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3:2 kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale – përkundër që e humbi ndeshjen kthyese në Etihad me rezultat 1:0.

Guardiola e theksoi faktin që ai vazhdon të emërojë formacione me lojtarët kryesorë edhe në Carabao Cup, përkundër që shumë tifozë e konsiderojnë trofe më pak të rëndësishëm.

Ndërkohë, Kloppi ka hasur në kritika të shumta gjatë ditëve të fundit, pasi tha se rezervistët do të luajnë në ndeshjen kthyese të rundit të katërt të FA Cup kundër Shrewsburyt dhe se ai s’do ta drejtojë skuadrën, por ndihmësi i tij.

“Njerëzit thonë se jemi të pakënaqur me ato që i kemi fituar. Por, ne nuk i lëmë anash garat më modeste të sezonit, nëse nuk arrijmë ta fitojmë titullin e Premierligës tre herë radhazi, për shkak të ndeshjeve të mëdha në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve”, ka thënë Guardiola.

“Kur fiton shumë, thonë se kjo garë nuk rëndësi, por kjo gjë nuk ndodh me mua. Nuk ka rëndësi, ne tentojmë ta fitojmë. Të jesh në Wembley me një klub historik si Villa, ne jemi të lumtur që do të jemi aty”.

Liverpooli u ndal me barazim 2:2 nga Shrewsbury në stadiumin New Meadows të dielën, duke bërë që klubi i nivelit të tretë të futbollit të Anglisë ta fitojë një rindeshje në Anfield javën tjetër..

Por, kjo ndeshje bie gjatë pushimit dimëror të klubeve të Premierligës, kur Kloppi u kishte premtuar lojtarëve të tij se do të kishin mjaftueshëm pushim për t’u rikuperuar para se ta nisin pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Klopp u kritikua për vendimin e tij, pasi që shumë persona sugjeruar se ai po tregonte mungesë respekti ndaj FA Cup dhe të tjerët e quajtën atë përtac. Mirëpo, gjermani nuk do të tërhiqet nga premtimi i tij.

(Kosova Sot Online )