Ish-ylli i Lakers pendohet për zënkën me Koben: Më fal

  • 30 January 2020 - 11:02
Ish-ylli i Lakers pendohet për zënkën me Koben: Më fal

Ish-ylli i LA Lakers, Smush Parker, e di saktësisht se çfarë do të thoshte nëse ai dhe Kobë Bryant do të takoheshin sërish – megjithatë ai s’do të ketë mundësi ta bëjë këtë më dhe për këtë është penduar shumë.

Smush Parker, i cili kishte qenë titullar për Lakers nga viti 2005 deri në vitin 2007, ka thënë se ai do të kishte dashur shumë të ishte pajtuar me Kobe Bryant pasi kishte thënë se ky i fundit është i mbivlerësuar.

Intervista e vitit 2009 e kishte nxitur një debat të madh, pasi që më vonë edhe Kobe i ishte kundërpërgjijgur, duke thënë: “Unë i them Steve Nashit se ai e fitoi MVP-në, por unë po luaja me Smush Paker, përderisa Nash luante me Leandro Barbosan. Oh Zoti im”.

“Smush Parker ishte më i keqi. Ai nuk duhej të kishte qenë fare në NBA, por ne ishim shumë të lirë për të paguar një tjetër lojtar në pozitën e tij dhe e lejuam të vazhdonte”, kishte shtuar Kobe.

Përkundër kritikave që këta të dy ia kishin bërë njëri-tjetrit, TMZ raporton se tani Smush është shumë i lënduar nga vdekja e Kobet. Ai është edhe më i mërzitur që s’e pati kurrë mundësinë ta përmirësonte lidhjen me ish-bashkëlojtarin e tij. Ai thotë se i kishte shkruar letër Kobe-t duke i kërkuar falje, por ai s’i ishte përgjigjur.

Tani, Smush thotë se ai i kujton dy sezonet me Koben me krenari sepse ata kishin ndarë shumë momente të mrekullueshme së bashku. Smush kishte qenë dëshmitar i historisë që Kobe e kishte shkruar me 81 pikët e tij kundër Toronto Raptors.

Këto kujtime do të mbeten gjithmonë në mendjen e Smush. Por, atij do t’i pëlqente edhe një tjetër mundësi për t’ia shprehur respektet e tij ish-bashkëlojtarit dhe shpreson ta arrijë këtë qëllim në funeralin e Kobe-t. 

(Kosova Sot Online)