Solskjaer sqarohet për të bërtiturat drejt Lingardit: Edhe një herë përsërite dhe do të dalësh

  • 30 January 2020 - 11:33
Solskjaer sqarohet për të bërtiturat drejt Lingardit: Edhe një herë përsërite dhe do të dalësh

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka tentuar t’i shmangë spekulimet pas shkëmbimit të tij të ashpër me Jesse Lingardin gjatë përballjes në Carabao Cup me Manchester Cityn, kur e paralajmëroi anglezin: “Edhe një herë përsërite dhe do të dalësh”.

Manchester City do të përballet me Aston Villan në Wembley më 1 mars, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3:2 kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale – përkundër që e humbi ndeshjen kthyese në Etihad me rezultat 1:0.

Trajneri u kap nga kamerat përderisa po ia jepte një paralajmërim të fundit mesfushorit anglez në minutën e 58-të të ndeshjes në Etihad, pasi Lingard vazhdimisht po e humbte topin, duke e lejuar Cityn të niste kundërsulme.

Solskjaer ia bëri të qartë Lingardit se ose do të duhej ta përmirësonte formën ose do të dilte menjëherë nga lojë, gjë që s’zgjati shumë pasi që ai u zëvendësua së shpejti me Andreas Pereiran.

“Ishte vetëm shkaku i emocioneve të momentit. Kur e humb topin, duhet të sigurohesh që ne do të luajmë më shumë. Dhe ai më vonë, pas një shkëmbimi me Victor Lindelofin, fitoi vetëbesim dhe filloi të luajë më shumë”, ka thënë Solskjaer.

(Kosova Sot Online)