Barcelona këmbëngul ta shesë Coutinhon në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit

  • 30 January 2020 - 12:47
Barcelona këmbëngul ta shesë Coutinhon në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit

Barcelona është duke bërë përpjekje për ta shitur Philippe Coutinhon gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të mbledhë para për blerjen e një sulmuesi të ri.

Coutinho është momentalisht i huazuar në Bayern Munich, por kampioni spanjoll do ta ndërpresë marrëveshjen e huazimit me klubin gjerman, nëse ndonjë klub tjetër shfaq interesim për ta blerë brazilianin.

Por Coutinho nuk është i vetmi lojtar të cilin Barcelona dëshiron ta shesë, pasi thuhet se edhe Ivan Rakitic është në listën e largimeve.

Për mesfushorin kroat interesim kanë shfaqur klubet e Serie A në Itali.

Barça është në kërkim të një sulmuesi të ri, për shkak të lëndimit serioz të Luis Suarezit, i cili u operua në gju dhe do ta humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)