Lillard fiton duelin me Westbrook, DeRozan shkëlqen me Pacers

  • 30 January 2020 - 13:07
Lillard fiton duelin me Westbrook, DeRozan shkëlqen me Pacers

U luajtën gjashtë ndeshjet e radhës në NBA e sigurisht sfida që tërhiqte vëmendjen kryesore ishte ajo mes Houston Rockets dhe Portland Trail Blazers, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 112-125.

Duel i pazakontë brenda sfidës mes Russell Westbrook dhe Damian Lillard. I pari shënoi 39 pikë e kontrolloi 10 topa, por ai që festoi në fund ishte “ylli” i Blazers, autor i një “triple double”: 36 pikë, 10 “rebound” e 11 asiste.

U nevojit koha shtesë për të përcaktuar fituesin në përballjen mes Indiana Pacers dhe Chicago Bulls. Në “Life Fieldhouse” të Indianapolisit festuan vendasit me rezultatin 115-106. Paraqitje e mirë e Victor Oladipos, që kthehej mbi parket pas thuajse një viti në radhët e Pacers, shkruan Supersport.

Ndërkohë Kyrie Irving fitoi duelin me Derrick Rose, duke ndihmuar Brooklyn Nets të triumfonin 125-115 ndaj Detroit Pistons. 20 pikë, 5 “rebound” e 5 asiste ishin statistikat e ish-basketbollistit të Cavs dhe Celtics, gjithsesi, sa u përket pikëve më i mirë rezultoi Dinwiddie me 28 pikë. 

Memphis Grizzlies dominuan New York Knicks me rezultatin 127-106, me një tjetër paraqitje mbresëlënëse të “rookie”-t Ja Morant, që shënoi 18 pikë dhe dha 10 asiste.

120-100 triumfoi Oklahoma City Thunder në parketin e Sacramento Kings, ku spikati Schroeder me 24 pikë e 9 asiste, ndërsa Dort shtoi edhe 23 pikë të tjera për teksanët.

Surprizon Utah Jazz, që nuk e konfirmoi formën e mirë përballë skuadrës San Antonios më të dobët të 23 viteve të fundit, duke humbur 127-120 në “AT&T Center”, ku skenën e rrëmbeu DeMar DeRozan me plot 38 pikë.

Rezultatet:

Chicago Bulls – Indiana Pacers 106-115

Detroit Pistons – Brooklyn Nets 115-125

Memphis Grizzlies – New York Knicks 127-106

Utah Jazz – San Antonio Spurs 120-127

Houston Rockets – Portland Trail Blazers 112-125

Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 120-100

(Kosova Sot Online)