Kosova mposhtet nga Gjermania në futsall

  • 30 January 2020 - 14:49
Kosova mposhtet nga Gjermania në futsall

“Dardanët” u mposhtën me rezultat 4:8 në ndeshjen e dytë të rrethit preliminar të Botërorit 2022 në Futsall.

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Gjermania, në ndeshjen e dytë të rrethit preliminar për Botërorin 2022 në Futsall.

“Dardanët” e mposhtën dje Austrinë 4:2, por sot u treguan të pafuqishëm ndaj gjermanëve në “Tbilisi New Sports Palace” të Tbilisit.

Dy golat e Maxharrajt dhe nga një të Qerimit  e Kelmendit ishin të pamjaftueshëm për Verdhekaltrit.

Nga ana tjetër, për gjermanët shënuan, Meyer tri herë, Salam, Sozer, Hoffman e Wittig.

Ndeshjen e tretë në Grupin F Kosova do ta zhvillojë me Gjeorgjinë, e cila është mikpritëse e kësaj faze. 

(Kosova Sot Online)