Juventusi i mban sytë kah Icardi

  • 30 January 2020 - 18:53
Juventusi i mban sytë kah Icardi

Gjiganti italian synon ta transferojë gjatë verës që vjen sulmuesin argjentinas të Interit, i cili është i huazuar tek Paris Saint-Germaini

Juventusi është duke e monitoruar me kujdes situatën aktuale të Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi tek Paris Saint-Germaini.

Pas një fillimi të furishëm, përfaqësuesi argjentinas po kalon nëpër një krizë të golave në kryeqytetin francez.

Prandaj, kjo e bën të dyshimtë qëndrimin e tij më të gjatë tek kampioni aktual francez.

Dhe, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Juventusi ka hyrë në garë për ish-futbollistin e Sampdorias.

Interi duket se nuk është i interesuar për ta mbajtur Icardin gjatë verës dhe do ta kërkojë një blerës adekuat.

(Kosova Sot Online)