Sot mbyllet afati kalimtar i janarit, detajet për ligat e ndryshme

  • 31 January 2020 - 10:42
Sot mbyllet afati kalimtar i janarit, detajet për ligat e ndryshme

Klubeve evropiane u kanë mbetur vetëm edhe disa orë për t’i finalizuar marrëveshjet për të sjellë përforcime në skuadër këtë muaj, për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20.

Afati kalimtar i janarit mbyllet të premten në të gjitha ligat e mëdha të Evropës. Klubet e Bundesligës gjermane kanë kohë deri sot në orën 18:00 t’i kompletojnë marrëveshjet, ato të Italisë deri në orën 20:00, ndërsa në Francë, Spanjë dhe Angli klubet kanë kohë deri në orën 24:00.

Lojtarët e rinj mund të luajnë në ndeshjet e kësaj fundjavë vetëm nëse ata regjistrohen te klubi i tyre i ri para orës 13:00 të premten. Përndryshe, ata do të duhet të presin për rundin e radhës të kampionateve vendore.

Deri më tani, transferimi i Bruno Fernandesit nga Sporting Lisbona në Manchester United ka qenë më i madhi. Manchester Unitedi i ka shpenzuar 55 milionë euro për portugezin, ndërsa shuma mund të rritet edhe më tutje në bazë të shtesave.

Edhe Real Madridi veçohet në këtë afat kalimtar pasi që i shpenzoi 26 milionë funte për transferimin e talentit të ri të Flamengos, Reinier Jesus, ndërsa Borussia Dortmundi arriti ta transferojë yllin Erling Braut Haaland nga Red Bull Salzburgu për vetëm 17 milionë funte.

Klubet mund marrin lojtarë që janë pa klub edhe pasi të mbyllet afati kalimtar – kurdo gjatë sezonit – për aq kohë sa ata të jenë liruar apo larguar nga klubi i tyre paraprak para se të ishte mbyllet afati kalimtar.

Klubeve të Premierligës nuk u lejohet të transferojnë lojtarë në formë huazimi pas mbylljes së afatit kalimtar, përveç në rrethana ekstreme – si për shembull nëse asnjë portier senior i një klubi s’është në dispozicion për të luajtur.

(Kosova Sot Online)