NBA e ndryshon formatin e All-Star për nder të Kobe Bryant

  • 31 January 2020 - 11:51
NBA e ndryshon formatin e All-Star për nder të Kobe Bryant

Liga amerikane e basketbollit, NBA, ka bërë të ditur se do ta nderojë ish-basketbollistin legjendar Kobe Bryant në ndeshjen e muajit të ardhshëm All-Star, që do të mbahet në Chicago.

41-vjeçari Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin në mesin e nëntë personave që mbetur të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin të dielën u rrëzua në Los Angeles.

NBA ka bërë të ditur se një format i ri i ndeshjes All-Star “do ta shtojë nivelin e konkurrencën, do të sjellë emocione më të mëdha dhe do ta bëjë rezultatin e secilit çerek të vlejë për shoqata bamirëse”.

Një format i ri i çerekut të katërt do ta nderojë pesë-herë kampionin e NBA dhe legjendën e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.

Formati i ri:

– Të dyja skuadrat, të drejtuara nga LeBron James dhe Giannis Antetokoumpo, do të luajnë për organizata me bazë në Chicago që kanë synim përmirësimin e komunitetit.

– Ata do të garojnë për ta fituar secilin nga tre çerekët e parë – ata do të fillojnë me rezultat 0:0 dhe do të zgjasin nga 12 minuta.

– Organizatat e zgjedhura nga skuadra fituese për secilin çerek do t’i marrin nga 100 mijë dollarë.

– Çereku i katërt do të jetë më i veçantë. Fituesi do të duhet t’i shtojë 24 pikë në numrin e pikëve të arritura nga ekipi lider në tre çerekë paraprak – pasi që Kobe Bryant e kishte mbajtur fanellën me numër 24 gjatë karrierës. Për shembull, nëse rezultati i akumuluar nga tre çerekët e parë do të jetë 100:05, fituesi do të duhej t’i arrinte 124 pikë i pari. Ndeshja s’do të ketë kohë të caktuar, por fituesi zgjidhet kur arrihen pikët e caktuara.

– Ekipi fitues do t’i dhurojë 200 mijë dollarë në një organizatë që do ta zgjedhë vetë.

Ndeshja All-Star do të zhvillohet në United Center në Chicago më 16 shkurt.

(Kosova Sot Online)