Katër skuadra duan finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll

  • 31 January 2020 - 15:24
Katër skuadra duan finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll

Në fundjavë do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e vajzave.

Katër skuadra duan të kualifikohen në finalen e madhe të Kupës që zhvillohet më 15 shkurt në Rahovec, nga ora 17:30.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit janë fituese aktuale të Kupës dhe do të mundohen të fitojnë sërish trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës, derisa mitrovicaset shpresojnë të befasojnë për të mirë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Penzës. Skuadra prizrenase në stinorin vjeshtor nuk kishte pësuar asnjë humbje dhe me këtë formë shpreson të vazhdojë edhe në stinorin pranveror, kurse sfida e parë do të jetë pikërisht ndaj Penzës. Vashat pejane nuk dorëzohen dhe shpresojnë të kualifikohen në finalen e 15 shkurtit.

Gjysmëfinalet – Femrat

E shtunë

18.30 Mabetex Prishtina – Trepça

E diel

17:00 Bashkimi – Penza

(Kosova Sot Online)