Befasia, Fiorentina është afër sigurimit të shërbimeve të Paqueta

  • 31 January 2020 - 16:48
Befasia, Fiorentina është afër sigurimit të shërbimeve të Paqueta

Një kthesë e papritur ka ndodhur në orët e vona pasi që Fiorentina ka kërkuar mesfushorin brazilian të Milanit, Lucas Paqueta

22 vjeçari u transferua në Milan një vit më parë nga Flamengo për 38 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse.

Megjithatë ai nuk po arrin që të adaptohet me formacionin 4-4-2 të Stefano Piolit. 

Paqueta është lidhur edhe me një kalim të Paris Saint-Germain madje edhe të Roma, por Fiorentina papritur është hyrë në garë.

Sipas ekspertit të transferëve të Sportitalia, Alfredi Pedulla, Viola janë duke bërë përpjekje të mëdha që të nënshkruajnë me Paquetan para se të mbyllet afati kalimtar të premten.

Fiorentina është njëra prej skuadrave më aktive pasi që e kanë rinuar tërësisht ekipin ku kanë sjell Alfred Dunacan nga Sassuolo, Christian Kouame dhe Domenico Criscito nga Genoa.

(Kosova Sot Online)