Piatek, i mërzitur që u largua nga Milani

  • 31 January 2020 - 17:47
Piatek, i mërzitur që u largua nga Milani

Sulmuesi polak do ta vazhdojë karrierën në klubin gjerman, Hertha Berlin, ku synon të luajë në vazhdimësi

Krzysztof Piatek i ka dhënë fund eksperiencës së shkurtër tek Milani.

Sulmuesi polak është larguar nga “Rossoneri” pas vetëm një viti.

Ish-futbollisti i Genoas kishte përfunduar kohëve të fundit në bankinë në “San Siro”.

Prandaj, ai iu bashkua Hertha Berlinit, ku synon të luajë në vazhdimësi. 

Përfaqësuesi polak e kishte nisur furishëm eksperiencën tek Kuqezinjtë duke i realizuar 10 gola në 13 ndeshje vitin e kaluar.

Mirëpo, këtë edicion i shënoi vetëm 6 gola në 28 ndeshje dhe përfundoi në bankinë, si rezervist i Zlatan Ibrahimovicit.

Piatek i kushtoi klubit gjerman 28 milionë euro.

24 vjeçari e ka përshëndetur Milanin dhe thotë se për të këta ishin 12 muaj të paharrueshëm në jetë.

“Transferimi në Milan ishte realizimi i ëndrrave të fëmijërisë. Nuk e kam menduar kurrë se do të shënoja gola me këtë fanellë. Ishte një eksperiencë e paharrueshme, nuk do ta harroj kurrë. Po largohem me kokën lartë. Faleminderit tifozë, faleminderit Milan, të uroj suksese”, ka shkruar Piatek në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)