Zyrtare: Can huazohet në Dortmund

  • 31 January 2020 - 19:34
Zyrtare: Can huazohet në Dortmund

Borussia Dortmund ka lajmëruar zyrtarisht transferimin e Emre Can nga Juventusi.

Me anë të një publikimi zyrtare, Borussia Dortmund ka shkruar se kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit të Juventusit.

“Borussia Dortmund e kanë kompletuar nënshkrimin me Emre Can nga Juventus në huazim deri në fund të sezonit”, shkruan Dortmund.

Edhe Juventus me një postim i ka “uruar sukses” lojtarit, siç kanë thënë ata “në aventurën e tij të re”.

(Kosova Sot Online)