Tuchel: Cavani nuk do të largohet

  • 31 January 2020 - 19:52
Tuchel: Cavani nuk do të largohet

Sulmuesi Edinson Cavani ishte lidhur me një kalim në Atletico Madrid dhe Manchester United, por ai do të jetë në Parc des Princes minimumi deri në verë.

E ardhmja e afërt e Edinson Cavanit do të jetë në Paris Saint-Germain, ka konfirmuar për media trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Pavarësisht shumë spekulimeve, Tuchel ka insistuar që golashënuesi më i mirë i PSG-së nuk do të largohet askund edhe gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar. 

“Këto janë situata tepër të këqija”, ka pranuar Tuchel. “Ai do të jetë gati, do të jetë mirë. Ai do ta rimarr besimin dhe do ta rigjejë ritmin. Kjo është normale për një sulmues”.

“Ai është lojtar i madh për këtë klub dhe për ne është e zakonshme që të jemi bashkë. Ai do të startojë përsëri nesër edhe pse këtë do ta shohim”.

(Kosova Sot Online)