“Liverpooli mund ta thyejë rekordin e Arsenalit”

  • 31 January 2020 - 21:04
“Liverpooli mund ta thyejë rekordin e Arsenalit”

Reds kanë arritur në ndeshjen e 50 pa humbje në Premier Ligën e Anglisë dhe ish portieri i Arsenalit, Jen Lehmann beson se ata do ti arrijnë ata

Jens Lehmann bson që Liverpooli është rrugës për ta thyer rekordin e “të pamposhturve” në Premier Ligë- një gjë që ai e kishte arritur me Arsenalin 16 vite më parë me ekipin e famshëm që e mori nofkën “Të pamposhturit”.

Gjatë atij sezoni, Topxhinjtë arritën 90 pikë kurse nuk pësuan në asnjë ndeshje. Ata vazhduan pa humbje deri në ndeshjen e tyre të 49-të. 

“Liverpooli janë në rrugën e duhur për të thyer s’pari rekordin e fitoreve te Arsenalit”, ka pranuar ai derisa ka foluar për Goal.

“Nuk mendoj se titulli do të merret nga ta. Pas 30 viteve pa e fituar ligën, kjo do të jetë shumë e merituar, sidomos me një ecuri kaq sensacionale”.

“Ata kanë përfituar nga të gjitha skuadrat pak, nga dobësia e Manchester City, Manchester United dhe Spurs”.

(Kosova Sot Online)