“Firmino, si lojtar i 12 i Liverpoolit”

  • 31 January 2020 - 21:31
“Firmino, si lojtar i 12 i Liverpoolit”

Mesfushori holandez, Georgino Wijnaldum është shumë i kënaqur që luan në të njëjtën skuadër me sulmues dhe thotë që ai gjithmonë e ka ditur që Virgil van Dijk do të shkëlqejë në Anfield.

Të pasurit në skuadër Roberto Firminon është si ti kesh 12 lojtarë në fushë për Liverpoolin, thotë Georgino Wijnaldum, me sulmuesin brazilian që ai e konsideron një aset “të paparashikueshëm”.

Shumë analistë kishin ngritur vetullat kur Brand Rodgers investoi shumë para në jug-amerikanin në verën e vitit 2015.

Në atë kohë, Reds po kërkonin një pasardhës të Luis Suarez dhe ishte ende e paqartë se a do ti përmbushte pritjet sulmuesi brazilian. 

“Bobby është një tip lojtari që me prezencën e tij na bën të lehtë edhe neve skuadrës”, ka thënë mesfushori holandez për JOE, Wijnaldum.

“Me të në fushë, ëshët si te keni një lojtar më shumë. Kështu luani me 12 lojtarë në fushë sepse ai punon shumë. Ai shënon gola, ai bën që edhe të tjerët të shenojnë gola”.

“Ai është edhe mbrojtës, ai është edhe mesfushorë, ai është edhe sulmues, ai edhe asiston, ai i ka të gjitha”.

“Kam luajtur një herë si sulmues dhe aty kam parë se sa është e vështirë puna që ai bën, sepse ai është i paparashikueshëm”.

“Bobby po ashtu është një person i mrekullueshëm. Ju mund të qeshni me të, të flisni me të, jam me të vërtetë i lumtur që e kam shok skuadre”.

(Kosova Sot Online)