Solskjaer i gëzuar me transferimin e Ighalos: Është një lojtar shumë i talentuar

  • 01 February 2020 - 08:52
Solskjaer i gëzuar me transferimin e Ighalos: Është një lojtar shumë i talentuar

Ole Gunnar Solskjaer është shprehur shumë i lumtur me transferimin e Odion Ighalos nga Shanghai Shenhua.

Manchester United e transferoi lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit nga skuadra kineze, por pa opsion për ta blerë. Odion është një lojtar me shumë eksperiencë. Ai do të vije dhe do na jap një përvojë shumë të mirë në sulm, një opsion më ndryshe”, ka thënë norvegjezi.

“Ai është një djalë i mirë dhe një profesionist fantastik, ai do të kalojë të shumtën e kohës këtu”, ka shtuar më tej Solskjaer.

Ighalo ka zbuluar se është një tifoz i Djajve të Kuq qysh nga fëmijëria, derisa kishte luajtur për Watfordin nga viti 2014 deri në vitin 2017,, duke shënuar 20 gola në 30 paraqitje në Championship.

(Kosova Sot Online )