E veja e Kobe Bryant reagon pas nderimit që iu bë burrit të saj nga Lakers

  • 01 February 2020 - 10:26
E veja e Kobe Bryant reagon pas nderimit që iu bë burrit të saj nga Lakers

E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, ka reaguar në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social, Instagram, pas nderimeve që ia bëri Los Angeles Lakers bashkëshortit dhe vajzës së ndjerë të saj.

41-vjeçari Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin në mesin e nëntë personave që mbetur të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin të dielën u rrëzua në Los Angeles.

Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur humbjen e Kobe Bryant dhe së fundi, para ndeshjes së parë që nga humbja e legjendës së basketbollit, ish-klubi i tij, Los Angeles Lakers, e përgatitën një nderim të veçantë për të, për të cilën mund të lexoni duke klikuar këtu.

Vanessa Bryant – e cila tani jeton bashkë me tri vajzat e tjera të saj me Kobe Bryant, Natalian, Biankan dhe Caprin – e postoi një fotografi nga mbrëmja e së premten në Staples Arena.

“Nuk ka numër 24, pa numrin 2”, duke iu referuar fanellave të dyshes – Gianna e mbante fanellën 2 në Mamba Sports Academy, ndërsa Kobe e kishte mbajtur fanellën 8 në Lakers.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

There is no #24 without #2. ë#GirlDaddy #DaddysGirl #MyBabies ë #OurAngels #KobeandGigi

A post shared by Vanessa Bryant ë (@vanessabryant) on

(Kosova Sot Online)