Reagoi trajneri i Hibernian, pas largimit të Kamberit: Jam i befasur nga deklarata e tij

  • 01 February 2020 - 13:22
Reagoi trajneri i Hibernian, pas largimit të Kamberit: Jam i befasur nga deklarata e tij

Trajneri i Hibernian, Jack Ross, ka reguar ndaj deklaratave të Florian Kamberit, pasi ky i fundit u transferua te Rangers, duke thënë se është i befasuar që futbollisti ka thënë që e ka pasur ëndërr të luajë te klubi i tij i ri.

Sulmuesi me origjinë shqiptare Florian Kamberi e kompletoi dje transferimin e tij të ëndrrave nga Hibernian në Rangers në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. I lumtur me këtë transferim është shprehur edhe trajneri i Rangers, Steven Gerrard.

Rangers i drejtuar nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ishte në kërkim të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që Jermain Defoe e pësoi një lëndim që do ta mbajë atë jashtë skuadrës për rreth pesë javë.

Kamberi, 24-vjeçar, i kishte shënuar 20 gola në 65 ndeshjet e zhvilluara gjatë dy periudhave në të cilat ka luajtur në Easter Road për Hibernian, pas transferimit nga Grasshopers.

“Jam shumë i ngazëllyer. Që kur erdha në Skoci ka qenë një ëndërr për mua, që të transferohem te Rangers. Kjo ka ndodhur sot, kështu që jam shumë, shumë i lumtur. Për mua, në “Ibrox” është atmosfera më e mirë, në të cilën kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Kamberi.

“Ndeshja ime e dytë për Hibernian ishte kundër Rangers në “Ibrox” dhe pas lojës i thashë agjentit tim: vepro menjëherë, ëndrra ime është të luaj në këtë stadium, para këtyre tifozëve, që janë më të mirët në botë. Mbështetja e tyre është e jashtëzakonshme”.

Megjithatë, trajneri i Hibernian, Jack Ross, ishte i befasuar nga kjo deklaratë e Kamberit, i cili theksoi se e ka pasur gjithmonë ëndërr të luajë për Rangers.

“Është një befasi. Ai edhe unë se kemi diskutuar kurrë se cili do të ishte skenari i ëndrrave për të”, ka thënë Ross.

“Lojtarët gjejnë skenare dhe mundësi kur kanë vullnet të madh për ta bërë atë realitet, është e vështirë. Mendoj se ne e kemi ditur çfarë ka dashur të bëjë Flo, ne u detyruan ta gjejmë një zgjidhje që do sillte përfitime edhe për ne”.

(Kosova Sot Online)