Bayerni kërkon kreun e Bundesligës me fitore kundër Mainz, formacionet

  • 01 February 2020 - 14:42
Bayerni kërkon kreun e Bundesligës me fitore kundër Mainz, formacionet

Bayern Munichu do të kërkojë nga lojtarët e vet, veçanërisht sulmuesi në superformë Robert Lewandowski, ta sigurojnë fitoren kundër Mainzit dhe të ngrihen në kreun e tabelës së Bundesligës të shtunën, në ndeshjen që nis në orën 15:30.

Vendasit,  Mainz, e pësuan disfatën e katërt radhazi në xhiron e fundit të Bundesligës, kur pësuan humbje me rezultat 3:1 kundër Borussia Monchengladbach. Tani ata radhiten në pozitën e 15-të në tabelë, vetëm një pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

Mainzi gjithashtu ka pranuar më së shumti gola në këtë sezon të Bundesligës (44) deri më tani, gjashtë prej të cilave kishin ardhur në ndeshjen kundër Bayernin në xhiron e tretë, si dhe kanë fituar vetëm tre herë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Në anën tjetër, Bayern Munichu e ka nisur me një frymë të re vitin 2020, duke siguruar fitore radhazi bindëse me rezultat 4:0 dhe 5:0m kundër Hertha Berlinit dhe Schalkes, duke bërë që ta mbyllin kështu në vetëm një pikë dallimin në pikë me liderin Leipzig.

Skuadra e Hansi Flick i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në ligë dhe do të ngrihet në pozitën e parë për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar nëse fiton sot, pasi që Leipzigu do të luajë më vonë për këtë xhiro.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

(Kosova Sot Online)