E zakonshme, Liverpool arrin fitoren e 24 në Premier Ligë

  • 01 February 2020 - 18:02
E zakonshme, Liverpool arrin fitoren e 24 në Premier Ligë

Liverpooli e ka mundur me rezultat 4-0 Southamptonin në Anfield Road për të vazhduar me fitoren e 24-të në Premier Ligë dhe ecurinë pa asnjë humbje në këtë sezon.

Liverpool nuk ka të ndalur.

Djemtë e Jurgen Klopp kanë fituar me rezultat 4-0 sonte në Anfield Road duke arritur fitoren e 24 këtë sezon dhe duke prirë në vendin e parë me plus 24 pikë në Premier Ligë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 por në pjesën e dytë kishte vetëm një skuadër, Liverpoolin.

Që në minutën e dytë të pjesës së dytë shënon Alex Oxlaide Chamberlaine, kurse do ta dyfishonte Henderson në minutën e 60-të.

Pas këtyre dy golave ishte radha e Mohamed Salah që shënoi dy gola, një në minutën e 72-të dhe një në minutën e 90-të.

 

Me këtë fitore Liverpool ka 73 pikë në vendin e parë, 22 më shumë se vendi i dytë Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot Online)