United të pafuqishëm, vetëm barazim me Wolves

  • 01 February 2020 - 20:38
United të pafuqishëm, vetëm barazim me Wolves

Manchester United e ka bërë edhe një hap fals në luftën e tyre për vendin e katër, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve. Djajtë e kuq kanë barazuar sot në Old Trafford me Wolverhampton

Manchester United ka barazuar me Wolverhampton në Old Trafford, në një ndeshje që u dominua nga Djajtë e kuq por mungoi goli.

Në këtë ndeshje ka debutuar edhe Bruno Fernandes, i cili në fakt ka qenë edhe më i miri për Manchesterin pasi që ka pasur më se shumti goditje në drejtim të portës, si brenda po edhe jashtë saj.

Megjithatë, portugezi, të cilin Manchester United pagoi 55 milionë funte, nuk arriti që të debutonte me gol, kurse në pjesën e dytë ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

United e pati edhe posedimin në këtë ndeshje por i mungoi fati që nga ky takim të dal me fitore.

Pas këtij barazimi Manchester United zbret në pozitën e gjashtë pasi që Sheffield United fitoi sot kundër Crystal Palace dhe është në pozitën e pestë me 36 pikë.


(Kosova Sot Online)