Thyen heshtjen e dashura e parë e Kobe Bryant

  • 01 February 2020 - 21:55
Thyen heshtjen e dashura e parë e Kobe Bryant

Që nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe të bijës së tij 13 vjeçe, të famshëm nga e gjithë bota po shprehin dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

Këngëtarja Brandy më në fund ka thyer heshtjen kur u shprehu ngushëllime familjes Bryant.

Brandy ishte në lidhje me legjendën e NBA në vitet e 90’ta, derisa ishte edhe shoqëruesja e 17 vjeçarit Kobe në mbrëmjen e maturës.

41 vjeçari humbi jetën në një aksident me helikopter ku humbën jetën edhe 8 persona të tjerë përfshirë vajzën e tij 13 vjeçe, Gianna.


(Kosova Sot Online)