Zidane flet pasi i zëvendësoi Kroosin dhe Iscon pas pjesës së parë në derbin e Madridit

  • 02 February 2020 - 09:35
Zidane flet pasi i zëvendësoi Kroosin dhe Iscon pas pjesës së parë në derbin e Madridit

Edhe pse i zëvendësoi Toni Kroosin dhe Iscon menjëherë pas pjesës së parë në fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Atletico Madridit, trajneri Zinedine Zidane ka këmbëngulur se dyshja e mesfushës nuk duhet fajësuar.

Zëvendësimi i dyfishtë në pushim mes pjesëve në derbin e Madridit doli të ishte vendimtar për Real Madridin e Zinedine Zidane, që triumfoi falë golit të Karim Benzema.

Lucas Vazquez dhe Vinicius Junior u sollën në lojë në vend të Kroos dhe Iscos, përkatësisht, me anësorin brazilian që pati ndikim vendimtar me pasimin e tij fantastik te goli i triumfit. 

“Më desh t’i ndryshoja gjërat”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Nuk isha i kënaqur me atë që po e shihja në fushë, ama nuk ishte faji i lojtarëve, por i imi. Nuk ta drejtoj gishtin kah asnjëri prej tyre, aq më pak kah Isco dhe Toni, të cilët janë lojtarë shumë të mirë”, shtoi ai.

Real Madridi udhëheq në La Liga dhe tani ka gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, rivali i përjetshëm, Barcelona. Kjo e fundit, megjithatë, ka një ndeshje në dispozicion për ta zhvilluar.

(Kosova Sot Online)