Allegri, njëri prej 5 trajnerëve që e refuzuan Barcelonën

  • 02 February 2020 - 12:01
Allegri, njëri prej 5 trajnerëve që e refuzuan Barcelonën

Massimiliano Allegri ka qenë vetëm njëri prej pesë trajnerëve që e refuzuan postin e trajnerit të Barcelonës, para se Quique Setien të emërohej, sipas gazetës spanjolle “AS”.

E përditshmja spanjolle shkruan se ish-trajneri i Juventusit ishte njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Ernesto Valverden, i cili u shkarkua më 13 janar.

Përveç italianit, posti i trajnerit të Barcelonës iu ofruar Xavit, Koemanit, Mauricio Pochettinos dhe Garcia Pimentas, para se Setien ta pranonte atë.

AS pretendon se Allegri ishte zgjedhja e katërt e Barçës, menjëherë pasi Pochettinos e kishte refuzuar ofertën.

Duke folur në një ceremoni këtë javë, Allegri kishte thënë se nuk i mungon puna e trajnerit për momentin.

“Nuk më mungon stoli as pak, të paktën, jo për momentin. Do ta shohim çfarë ndodh në të ardhmen”, kishte thënë Allegri.

(Kosova Sot Online)