Milani pa Ibrahimovicin ndaj Veronës së Rrahmanit
Milani është detyruar të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, ndaj një Hellas Verone në formë shumë të mirë, për takimin e sotëm në Serie A.
Milani është në një seri pozitive prej tri fitoreve radhazi në ligë, gjë të cilën shpreson ta vazhdojë edhe sot në San Siro ndaj Veronës.
Skuadra e Stefano Piolit, megjithatë, përballet me disa mungesa pasi Ismael Bennacer është i suspenduar, Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer janë ftohur, ndërsa Lucas Biglia, Rade Krunic dhe Leo Duarte janë të lënduar.
Suso dhe Krzysztof Piatek janë shitur gjatë janarit, prandaj opsionet e Piolit në sulm janë tejet të kufizuara me vetëm Ante Rebic dhe Leao në vijën e frontit.
Ndërkohë, te Verona, e cila renditet e 10-ta me 29 pikë, titullarë të padiskutueshëm janë Amir Rrahmani i Kosovës dhe Kumbulla i Shqipërisë.
Formacionet zyrtare:
Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic, Leao
Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Daëidoëicz; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Zaccagni, Verre; Pessina
(Kosova Sot Online)