Verona e Amir Rrahmanit, e ndal Milanin

  • 02 February 2020 - 17:46
Verona e Amir Rrahmanit, e ndal Milanin

Verona e mbrojtësit të kombëtares Amir Rrahmani e ka ndalur ecurinë e Milanit të cilët që nga fillimi i këtij viti nuk dinin për barazime por vetëm për fitore. Megjithatë, në këtë ndeshje Milan pati disa mungesa, në mesin e tyre edhe Zlatan Ibrahimovic i cili mungoi për shkak të gripit

Milan është ndalur sonte në San Siro.

Skuadra e Veronës ka arritur që të ndal ecurinë e fitoreve të Milan që arrinin javëve të fundit duke barazuar me rezultat 1-1.

Madje Verona ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 13-të me anë te Davide Faraoni.

Epërsia e Veronës u anulua kur në minutën e 29 Hakan Calhanoglu shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Megjitahtë edhe pse Milan sulmoi më shumë në këtë ndeshje nuk arriti që të kalonte në epërsi dhe ti fitonte tri pikë të nevojshme.

Verona në këtë ndeshje mbeti pa një lojtar në minutën e 68, pasi që me të kuq u përjashtua Sofyan Amrabat.

Edhe pse më shumë se 20 minuta në dispozicion Milan prapë dështoi për të shënuar edhe pse në minutat shtesë e goditën shtyllën e veronezëve.

Me këtë barazim Milan mbetet pas me pikë nga vendi i katër me shtatë pikë më pak se Atalanta dhe Roma që ndajnë me kaq pikë pozitën e katër respektivisht pestë.

Ndërkohë Verona ka 30 pikë, dy më pak se Milan dhe gjendet në vendin e nëntë.


(Kosova Sot Online)