Messi fillon dominimin në La Liga me numrin e golave dhe të asistimeve

  • 03 February 2020 - 08:33
Messi fillon dominimin në La Liga me numrin e golave dhe të asistimeve

Lionel Messi ka filluar të marrë kreun në La Liga në të gjitha statistikat në këtë sezon.

Ylli argjentinas ishte shumë i disponuar mbrëmë për lojë, aty ku Barcelona fitoi 2-1 ndaj Levantes në Camp Nou. 32-vjeçari asistoi në dy golat e Ansu Fatit (30’/32’), për të marrë një fitore jo shumë të lehtë në javën e 22-të në ligën spanjolle.

Me dy asistime që i bëri ndaj Levantes, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka në total tetë asistime.

Argjentinasi po ashtu është edhe golashënuesi më i mirë deri me tani, me 14 sosh, derisa rivalizohet nga Karim Benzema që ka 13 gola dhe pesë asistime.

(Kosova Sot Online )