‘Super Bowl’ nderoi Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik me helikopter

  • 03 February 2020 - 09:15
‘Super Bowl’ nderoi Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik me helikopter

‘Super Bowl’ ka nderuar Kobe Bryant, vazjën e tij Giannan dhe shtatë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur para më shumë se një jave.

Lojtarët e Kansas City dhe ata të San Francisco 49ers ishin rreshtuar për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjithë viktimave që humbën jetë nga aksidenti tragjik me helikopter.Të dyja skuadrat formuan një rresht 24 metra të gjatë në nderim të Kobe Bryant që po ashtu mbante numrin 24 në fanellë të LA Lakers, derisa edhe tifozët kishin veshur fanellën e legjendës.“Zonja dhe zotërinj, ju lutem na bashkoheni në një minutë heshtje të 49ers, zyrtarëve dhe Ligës Nacionale të Futbollit, që të shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në javën e kaluar…Ata nuk do të harrohen kurrë”, ishte mesazhi i shfaqur në stadiumin Hard Rock Stadium.

Pas njoftimit të bërë, në ekranet e dy televizorëve gjigant u shfaq fotografia e Kobe dhe vajzës së tij 13-vjeçare që humbën jetën në atë aksident.

Në dy televizorët e tjerë u shfaq fotografia e legjenda e Minnesota Vikings dhe Pro Footballa Hall Famer, Chris Doleman, që ndërroi jetë në javën e kaluar.

Lojtarët e të dyja skuadrave kanë fanellat dhe këpucët e tyre kishin shkruar ‘Mamba Out’, Prehu në paqe’, e disa thënie të tjera.

NFL ka njoftuar se në helmetat e lojtarëve janë autografe që të ndihmojnë fondacionin ‘The Mamba Sports Foundation’. Lojtarët që kanë vendosur t’i shesin helmetat e tyre janë si, MVP i NFL-s Lamar Jackson, Peyton Manning, Jennifer Lopez, Shakira, Ciara and Russell Wilson, Stephon Gilmore, Shaquill dhe Shaquem Griffin, John Harbaugh, Christian McCaffrey, Kyler Murray, Paul Rudd, Deion Sanders, Michael Thomas, dhe të gjithë anëtarët e2020 Pro Football Hall of Fame.

(Kosova Sot Online )