Lukaku: Lufta për titull në Serie A, magjepsëse

  • 03 February 2020 - 10:27
Lukaku: Lufta për titull në Serie A, magjepsëse

Romelu Lukaku e ka quajtur magjepsëse betejën për titull në Serie A mes Interit, Juventusit dhe Lazios, pas fitores që ia dhuroi klubit zikaltër me dy golat e tij kundër Udineses të dielën.

Sulmuesi belg i shënoi dy golat e fitores së Interit në Dacia Arena, duke u bërë lojtari i parë që i shënon 12 gola në 11 ndeshjet e para si mysafir në Serie A.

“Është një betejë magjepsëse për kreun. Është mirë për ne që jemi lart në renditje dhe do ta kemi një ndeshje të madhe me Milanin javën e ardhshme. Ne po luajmë mirë për momentin dhe shpresoj se do të fitojmë me fitore”, tha Lukaku.

“Unë thjesht mendoj se jam lojtar që dua të bëj mirë për ekipin”, shtoi ai.

( Kosova Sot Online )