Fati pas dy golave për Barçën: Ende dyshoj se kjo që po ndodh është e vërtetë

  • 03 February 2020 - 10:46
Fati pas dy golave për Barçën: Ende dyshoj se kjo që po ndodh është e vërtetë

Ansu Fati e ka pranuar se ende nuk mund ta besojë se sezoni i tij shpërthyes me Barcelonën është duke ndodhur vërtet, pasi i realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Levantes të dielën në La Liga.

Fati, vetëm 17 vjeç, doli në skenë në fillim të sezonit dhe mahniti me paraqitjet e tij për kampionin e La Ligës, Barçën, edhe pse shumë i ri në moshë.

Lëndimet bënë që ai ta humbasë formën paksa në fund të vitit 2019 dhe derisa paraqitjet e tij të fundit lanë shumë për të dëshiruar, ai duket se e ka kthyer formën më të mirë kundër Levantes.

Fati i shënoi të dy golat e Barçës, me Lionel Messin që e shërbeu atë në të dyja.

Me këtë, Fati u bë lojtari më i ri në histori të La Ligës që i shënon dy gola dhe thotë se e ka të vështirë ta kuptojë jetën që po e jeton.

“Ende kam dyshime nëse kjo është e vërtetë apo jo”, tha Fati për Movistar, kur iu tha se në të dy golat u shërbye nga Messi.

“E kam shikuar atë duke luajtur për shumë vjet, dhe tani po luaj me të. Kjo është ëndërr. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerin që ma dhanë këtë mundësi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )