Pamje: Reagimi epik i Mourinhos, nga gëzimi në tërbim papritmas

  • 03 February 2020 - 11:12
Pamje: Reagimi epik i Mourinhos, nga gëzimi në tërbim papritmas

Jose Mourinho ishte tërbuar pasi Raheem Sterling nuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për përpjekjet e tij për ta fituar një penallti të paqenë.

Trajneri i Tottenhamit nuk ishte në dijeni se ylli i Manchester City tashmë ishte ndëshkuar me kartonin e verdhë, derisa ndihmësi i tij i tregoi dhe portugezi shpërtheu duke vrapuar drejt gjyqtarit të katërt për t’i kërkuar ta përjashtojë nga loja.

Mourinho kërceu nga karrigia e tij dhe vrapoi vrullshëm drejt gjyqtarit të katërt për t’u ankuar.

Pamje nga kjo ngjarje janë bërë të bujshme në rrjetet sociale.

Mourinho shihet duke buzëqeshur dhe duke u gëzuar për penalltinë që Hugo Loris e mbrojti ndaj Ilkay Gundogan dhe papritmas, sapo asistenti i tij t’i tregojë se Sterling ishte i ndëshkuar dhe duhej të ndëshkohej përsëri për simulim, portugezi shpërthen duke vrapuar drejt gjyqtarit të katërt i tërbuar.

Tottenhami ia doli ta fitojë këtë takim 2:0 në fund.

(Kosova Sot Online)