Trajneri i Arsenalit, Arteta e lartëson guximin e Mustafit

  • 03 February 2020 - 11:55
Trajneri i Arsenalit, Arteta e lartëson guximin e Mustafit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka lavdëruar mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin, për guximin dhe reagimin për të luajtur dhe për të marrë vendime.

Arsenali e ruajti të paprekur portën ndaj Burnley, me shkodran Mustafin në qendër të mbrojtës dhe pas ndeshjes, shqiptari mori lëvdata për mënyrën sesi i është përballur me vështirësitë.

27-vjeçari është kritikuar ashpër vazhdimisht në 18 muajt e fundit, për shkak të gabimeve trashanike në mbrojtje që shpesh i kanë kushtuar klubit nga Londra veriore.

Por trajneri i ri i Arsenalit, Arteta e ka lartësuar Mustafin për mënyrën sesi i ka përballur gabimet dhe i ka bërë thirrje atij të vazhdojë të luajë me synimin e njëjtë.

“I thashë se ai mund edhe të gaboj por se më pëlqen reagimi i tij pas bën një gabim dhe guximi të cilin e ka treguar për të luajtur dhe për të marrë vendime”, tha Arteta për Mustafin.

“Ai është duke stërvitur shumë mirë dhe mendoj se keni mundur ta shihni sot se sa mirë luajti”, shtoi ai.

Mustafi ishte pjesë e mbrojtës me katër të Arsenalin që nuk pranoi gol në barazimin 0:0 ndaj Burnley në Turf Moor të dielën. 

(Kosova Sot Online)